Site icon Telegrafi

Këso ekzekutime të penalltive nuk keni parë asnjëherë, skuadra nigeriane bëhen virale për ‘trukimin’ e finales së kupës

Skuadrër nigeriane e futbollit, Remo Stars duket se është kapur ‘mat’ duke trukuar ndeshjen gjatë ekzekutimit të penalltive në finalen e Kupës, ku mposht 0-3 nga Ijebu United. 

Edicioni i vitit 2022 i finales së Kupës FA Ogun State, që u kontestua nga Remo Stars dhe Ijebu United, shkoi në penallti pasi asnjëra skuadër nuk mundi të gjente rrjetën në kohën e rregullt.

Por, befasia e madhe ka ardhur gjatë penalltive, ku gjërat filluan të bëheshin shumë, shumë të dyshimta.

https://twitter.com/RemoStarsSC/status/1547660287498588160

Për një nga penalltitë të Ijebu United, portieri kundërshtar qëndroi ‘i ngrirë’ në vijën e tij dhe nuk lëvizi asnjë milimetër pasi topi u godit dhe përfundoi në rrjetë nga një goditje mjaft e lehtë.

Momenti kur portieri ‘ngriu’

Por, kjo nuk ishte absolutisht asgjë në krahasim me një nga penalltitë e skuadrës Remo Stars, e cila ka tërhequr shumë shpejt vëmendjen në rrjetet sociale.

Lojtari, emri i të cilit nuk dihet ende – u përpoq të shënonte nga 11 metra, por e dërgoi topin thuajse në rivënie anësore pas një goditje të egër dhe të qëllimshme.

Kjo nuk është aspak shaka, përcjell Telegrafi.

Pamjet janë vërtet aq të dukshme dhe qesharake dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, lojtari në fjalë në fakt vendosi duart në kokë për të treguar se ai apo përpiqej të gjente rrjetën.

Është gazetari sportiv Ibukun Aluko, i cili ka postuar në profilin e tij në Twitter pamjet e penalltive të dyshimta dhe ka konfirmuar se do të intervistojë të dy klubet e përfshira në The Hindsight Podcast.

“Unë do të intervistoj klubet e përfshira në Podcast-in tim të ardhshëm”, ka shkruar Aluko, ndërsa ne dhe të tjerët mezi presim të dëgjojmë se çfarë thonë ata për ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version