Profesori universitar Zllatko Keskovski deklaron që frikësohet se si do të shkojë situata më tutje pas zgjedhjeve, që sipas tij duhet të përfundojë në kuadër të normave kushtetuese dhe ligjeve që sundojnë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në debatin në ”Studio e Hapur” në Tv Nova, Keskovski thotë se tensionet që janë krijuar tani për tani duhet të qetësohen nga vetë nxitësit, duke shtuar se është e vështirë të kontrollohet revolta nga të dyja palët.
Ai i porositë partitë politike që pas përfundimit të procesit zgjedhor t’i qetësojnë anëtarësitë e tyre./Telegrafi/