Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë, Levan Kobiashvili ka bërë të ditur se votoi kundër pranimit të Kosovës në UEFA.
Kosova, nga dita e martë, është anëtarja e 55-të e UEFA-s. Por, kjo ndodhi vetëm pasi Kosova mori saktësisht 28 vota, aq sa edhe iu nevojiteshin për t’u anëtarësuar në Federatën Evropiane të Futbollit. Por, në mesin e tyre nuk e pati votën nga Gjeorgjia.
“Marrë parasysh politikat e jashtme të Gjeorgjisë, ne nuk e përkrahim pranimin e Kosovës në UEFA. Në total 24 vende votuan kundër pranimit të Kosovës, përfshirë dhe neve, por votat në favor ishin më të larta, dhe si rezultat, Kosova u pranua si anëtare e këtij mekanizmi. Sigurisht, ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim, por ne do ta pranojmë atë”, ka thënë Kobiashvili, shkruan REL.
24 vota ishin kundër, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme.