Telegrafi

Kështu i vlerëson Ranieri, Conten dhe Mourinhon

Claudio Ranieri ka vlerësuar lartë trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, ndërsa Jose Mourinho do ta rikthej Manchester Unitedin në shtigjet e vjetra të lavdisë.

Conte me Chelsean ka filluar keq duke pësuar humbje kundër Rapid Viennas me rezultat 2-0, e cila shkaktoi pakënaqësi te tifozët në rrjetet sociale, ndërkaq Mourinho debutoi me fitore kundër Wiganit me rezultat 2-0.

Megjithatë, Ranieri vlerësoi bashkatdhetarin e tij, Conten.

“Antonio dhe Chelsea janë bërë për njëri-tjetrin. Duhet mirë që të njihen dhe më pas do të kenë suksese”, ka thënë Ranieri, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq për Mourinhon tha se mund të bëhet një Sir Alex Ferguson i ri i Unitedit

“Ai mund të bëhet një Sir Alex Ferguson i ri. Ai nuk do të qëndrojë në Manchester 26 vjet, por do të lë shenjë”, tha trajneri italian.

Italiani ka folur edhe për mesfushorin me tipare sulmuese, Riyad Mahrez, për të cilin ka thënë se nuk do të largohet prej kampionit të Ligës Premier, Leicester City. /Telegrafi/