Ledri Vula ka festuar mbrëmë 30-vjetorin e lindjes.
Dhe me këtë rast, nëna e këngëtarit Xherlandina Vula i kishte përgatitur një befasi të këndshme.
Ajo kishte mbledhur tërë shoqërinë e këngëtarin në bregdetin shqiptar të Ulqinit për të shënuar këtë vit jubilar të të birit, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar në Snapchat, Xheraldina shihet teksa vallëzon me miqtë e reperit shqiptar.
Ndryshe, Ledri tashmë po shijon pushimet pas publikimit të tre projekteve të fundit. /Telegrafi/