Site icon Telegrafi

Kështu ushqehet Tuna gjatë shtatzënisë (Foto)

Tuna është shtatzënë, tashmë e dimë këtë gjë.

Edhe pse pati dilema për babain e fëmiut, ai është Patris Berisha, i dashuri i ri i Tunës, pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman.

Dhe lidhja e Tunës me Patrisin u konfirmua me prezencën e këtij të fundit në Tiranë kur këngëtarja mori pjesë në darkën e shtruar nga Valdrin Sahiti për “shoqet” e tij të industrisë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Tuna dhe Nora për herë të parë bashk në publik (Foto)

Tuna duket se kujdeset shumë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë së saj për mënyrën e të ushqyerit të saj, duke preferuar ushqim bio me vlera të larta ushqyese.

You are what you eat. Ky është parimi i Tunës. Foto: Snapchat

Këngëtarja duket se ka hequr dorë nga jeta e natës dhe koncertet plot alkool dhe duhan, duke preferuar një jetë të shëndetshme për të dhe fëmijën e saj.

Tuna po shijon romancën e saj me Patrisin, i cili është vëllai i Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit. /Telegrafi/

Exit mobile version