Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është shquar gjithmonë për energjinë e saj pozitive, të cilën di ta reflektojë mjaft mirë afër personave që e rrethojnë.
Ajo ruan një raport mjaft të mirë edhe me kolegët e saj, kështu të paktën bën me dije vetë ajo teksa publikon foto bashkë me ta në rrjetet sociale.
Së fundmi, Albëria ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet bashkë me këngëtarët: Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Motrat Libohova etj, në inaugurimin e biznesit “Class” të Manjola Nallbanit.
“Sa dashuri ka në këtë foto, ju puthë me mall”, kanë qenë fjalët e këngëtares dedikuar kolegëve të saj, me të cilët nuk mban inate, përkundrazi ka një miqësi shumë të mirë me ta. /Telegrafi/