Site icon Telegrafi

Kështu u votua pesëshja e AAK-së në Junik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të procesimit të votave të partive politike në mbarë vendin, ka nisur me publikimin e votave që kanë marrë kandidatët nëpër komuna.

Në komunën e Junikut ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e para me 47.47%, më i votuari nga 5 kandidatët e parë të listës së këtij subjekti renditet Ramush Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Nga gjashtë qendra të votimit të kanë qenë në këtë komunë, Haradinaj ka marrë 682 vota.

Time Kadrijaj renditet e dyta nga pesëshja e parë e listës me 177 vota.

Shemsedin Dreshaj i cili në listën e AAK-së ka garuar me numrin 2, në Junik ka arritur të marrë 58 vota.

Numër të vogël të votave kanë marrë edhe Bekë Berisha dhe Besnik Tahiri.

Berisha ka marrë vetëm 10 vota kurse Tahiri 39. /Telegrafi/

Exit mobile version