Mbi 130 kilogramë marihuanë janë zbuluar mbrëmë në kalimin kufitar Bogorodica në një kamion me targa të Shqipërisë. Vozitësi, 37 vjeçar shtetas i Shqipërisë, është paraburgosur dhe i është caktuar masa 30 ditore e paraburgimit.
Grupet kriminale shfrytëzojnë metoda të ndryshme për kontrabandimin e drogave të ndryshme.
Pamjet më poshtë tregojnë se si janë shfryrëzuar pjesë të drunjta të kamionit për ta kontrabanduar marihuanën nga Shqipëria, për në Truqi.
Maqedonia shfrytëzohet si rrugë kalimtare për kontrabandën e substancave narkotike./Telegrafi/