Site icon Telegrafi

Kështu u prit presidenti rus në Berlin (Foto)

Presidentin rus Vlaldimir Putin në Berlin e kanë pritur arushë të vogël të përgjakur. Dhjetëra qytetarë në këtë mënyrë kanë shprehur protestën për bombardimin rus në Siri.

“Ndaloni bombardimin e fëmijëve të Alepos”, shkruan në një pllakat të madh që mbanin qytetarët.

Përkrah këtij pllakati është fotografia e fëmijës së përgjakur në lot.

Presidenti rus ka deklaruar në Berlin se do të bëjë çdo gjë që është në mundësitë e tij që të zgjatet “armëpushimi” në Aleppo.

Ushtria ruse ka bërë të ditur të mërkurën se ndërprerja e zjarrit do të zgjatet fillimisht për 11 orë, derisa ushtria siriane bën të ditur se armëpushimi zgjat tri ditë duke filluar nga sot.

AFP shkruan se në territorin që është paraparë për korridor humanitar janë dëgjuar të shtëna në Alepo. /kp/

Exit mobile version