Telegrafi

Kështu u përdhosën varrezat hebraike (Foto)

Shoqata Bet Israel Kosova – ka bërë fotografimin e varrezave hebraike në Novobërdë, në Gjilan dhe në fshatin Busavatë të Komunës së Dardanës.

“Në varrezat hebraike në Novobërdë ekipi jonë ka vënë re diçka të pa zakonshme, që në fakt është në kundërshtim të plotë me traditën tonë historike e njerëzore, të përcjellë brez pas brezi. Kemi të bëjmë me përdhunim të varrezave në përmasat absurde. Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova – e dënon ashpër këtë akt makabër, njëherësh i bëjmë thirrje organeve të rendit dhe sigurisë që të merren me ndriçimin e këtij rasti dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/