Në afërsi të Llapushnikut, në një aksion të Policisë, në muajin mars të vitit 2015 ishin arrestuar katër shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se ishin porositur për të kryer një vrasje në këtë fshat.
Në videon e postuar më poshtë, jepen detajet se si Policia zbuloi se ata ishin porositur për të kryer një vrasje në Llapushtik.
Rreshteri nga Njësia e Hetimeve të Drenasit ka sqaruar se Policia kishte ndaluar shtetasit e Shqipërisë në afërsi të fshatit, ndërsa pas hetimeve të ndërmarra kishte kuptuar se të njëjtit kanë qenë të paguar për të kryer vrasje.
“Një person, shtetas i Kosovës, që jeton në Angli, ka porositur këta persona të vrasin një person që jeton në fshatin Llapushnik”, ka thënë rreshteri i Policisë.
Katër shtetasit e Shqipërisë, pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës, janë dërguar në burgun e Dubravës. /kallxo.com/