Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë bastisur në një nga selitë e “policisë fetare” të ISIS ku femrat torturohen me shkopa gome dhe me zinxhirë nëse shihen të pambuluara me xhihab.
Pamjet janë filmuar në rajonin e policisë së ISI në qytetin Manbij. Forcat Demokratike Siriane bonifikuan ndërtesën këtë javë dhe postuan një video të mjeteve të tmerrshme të torturës që gjendetn brenda, pasi ato arritën me sukses të mundnin grupin e terrorit në këtë qytezë në afërsi me kufirin e Turqisë.
Në video një anëtar i FDS tregon se Qendra Hasba është ajo që ISIS e quan selia e policisë fetare, transmeton oranews.
Policët e kësaj selie vëzhgojnë sjelljen dhe veshjen e njerëzve të zonës përreth dhe nëse nuk janë veshur apo sillen sipas rregullave të tyre futen në qendrën e torturës.