Site icon Telegrafi

Kështu tingëllon në shqip “Kukavica” e Cecës (Video)

Hiti i realizuar në vitin 1993, i kthyer në versionin shqip është lansuar të martën në YouTube, por nuk u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës shqipe

Këngëtarja Xhemilja me “O qyqan” ka marrë komente negative për kopjimin e këngës së Cecës, transmeton Koha.

Kujtojmë që bashkëshorti i Cecës, Zhelko Razhnatoviq i njohur me pseudonimin Arkani, në Kosovë ka bërë krime të mëdha.

Ai ka qenë komandant i forcave paramilitare në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.

Në videon e mëposhtme (që është fragment nga filmi “Turneja”) mund të shihen ekzekutimet që ka bërë Arkani duke kënduar këtë këngë. /Telegrafi/

Exit mobile version