Telegrafi

Kështu do të mbajë moti gjatë vikendit

Sipas parashikimit të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë -herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s. /Telegrafi/