Lucas Digne është lojtar i ri i Barcelonës, ndërsa sot ka bërë prezantimin.
Barcelona ka bërë edhe dy transferime të tjera që do ta rrisin konkurrencën në skuadër.
Bëhet fjalë për Denis Suarezin dhe Samuel Umtiti që më herët kanë nënshkruar për kataluanasit.
Ish futbollisti i PSG-së dhe Romës shihet si lojtar i formacionit pasi është blerë më insistimin e Luis Enriques.
Ai mund ta zë vendin e Jordi Alabas që sezonin e shkuar ishte lojtar formacioni. /Telegrafi/