Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar tabelën se si do të jetë moti në ditët në vazhdim ku shihet se do të ketë temperatura më të larta duke u krahasuar me javët e kaluara, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në fundjavë do të mbizotëroj mot me vranësira të shtuara por temperaturat do të jenë më të ngrohta.
Nesër (e shtunë) temperaturat do të lëvizin nga -10 gjatë natës deri në 6 gradë Celsius gjatë ditës. Do të ketë diell i penguar nga mjegullat. Era do të jetë e fortë.
E diela do të karakterizohet me mot të ftohtë gjatë natës ndërsa temperaturat do të shkojnë nga -18 deri në 5 gradë Celsius. Era nuk do të jetë e fortë.
Gjatë javës së ardhshme temperaturat do të jenë të ngritura por do të ketë mjegulla./Telegrafi/