Kompania me bazë në Yokohama të Japonisë, u ka kërkuar dizajnerëve të saj, që të krijojnë veturën e ëndrrave të tyre.
Kjo veturë, që dikur ishte një skicë në letër, po jetësohet në një makinë të vërtetë që do të lansohet më 2020.
Nissan Concept 2020 Vision Gran Turismo, tregon se si do të duket super-vetura e së ardhmes, transmeton Telegrafi.
Nga e njëjta kompani janë parë edhe modelet e mëhershme Nissan GT-R dhe Scylines, por ky ka më shumë fuqi dhe kreativitet.
Nuk bëhet të dituar detajet e modelit tredimensional, që pritet të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit. /Telegrafi/