Porsche ka njoftuar se në fund të qershorit do të lansojë modelin e ri, por nuk e ka bërë publik as edhe një detaj të vetëm.
Sikur veturat e mahnitshme që i krijon, kompania ka bërë edhe një reklamë shumë të mirë të Panamerës së re, mirëpo është kujdesur që të mos tregojë asgjë, transmeton Telegrafi.
Në video e publikuar, tregohet një histori e kompanisë si dhe e botës së automobilizmit në përgjithësi.
Nuk mungojnë modele, koncepte dhe skica të veturave që janë punuar më parë nga prodhuesi gjerman, vetëm se nuk ka asnjë gjurmë nga super-vetura që për herë të parë është prodhuar më 2009.
Duke marrë parasysh se në modelet 356 dhe 911 janë bërë ndryshime drastike, pritet që Panamera i ri do t’i mrekullojë të gjithë. /Telegrafi/