Telegrafi

Kështu do të duket në klipin e ri Dhurata Dora (Foto)

Dhurata Dora ka paralajmëruar klipin e këngës së re që pritet të ketë titull “Bongo”.

Në dy postime në rrjetin social “Instagram”, krijuesja e hitit “Numri i ri” ka publikuar fotografi të cilat do të jenë pjesë e klipit të ri.

Dhurata pritet që në klipin e ri të shfaqet me stilin “Reggae”.

“Bongo” do të jetë bashkëpunim mes Dhuratës dhe reperit Capital T. Ata përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar këngën e re.