Një skicë tregon ttelefonin e mençur ng Apple që është planifikuar të lansohet këtë vit.
Përkundër të gjitha vështirësive për shkak të situatës së coronavirusit, Apple dëshiron t’i përmbahet orarit të tij për iPhone 12 të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Tani u shfaq një skicë që tregon iPhone 12 Pro të ardhshëm. Diçka e re është vendosja e kamerës në pjesën e pasme, e cila përmban një sensor LiDAR dhe për këtë arsye, ky smartphone po ngjason me iPad-in e fundit të paraqitur nga Apple.
Tani është pothuajse e sigurt që smartphone vjen me tre kamera. Sensori shtesë LiDAR kryesisht do të sigurojë funksione të rritura të realitetit. /Telegrafi/