Telegrafi

Kështu do të duket iPad i ri me kamerë të trefishtë

Imazhet e paraqitura tregojnë dy modele iPad Pro me tre kamera të integruara.

Ka indikacione që një variant me 12.9 dhe një me 11 inç duhet të paraqitet në vitin 2020, transmeton Telegrafi. Kamera e trefishtë dallohet shumë lehtë.

iPad i ri duket të jetë pak më i trashë se sa paraardhësi i tij. Modeli 11-inç thuhet se ka përmasa 248 x 178.6 x 5.9 milimetra.

Me kamerën, trashësia duhet të rritet në 7.8 milimetra. iGeeksBlog dyshon se Apple mund të paraqiste pajisjet e reja në pranverën e vitit 2020.

Ato mund të paraqiten së bashku me një variant të lirë të iPhone , i cili duhet të zëvendësojë iPhone SE. /Telegrafi/