Çdo qytetar që futet në kryeqytet nga lagjja “Arbëria”, s’ka pasur si të mos e vërë re ndërtesën e madhe të Ambasadës amerikane
Punët aty po vazhdojnë në një objekt ndër më të mëdhenjtë në Prishtinë.
Por, kjo është hera e parë që pamje nga brenda të punëve dhe ndërtesës dalin në publik, dhe kjo u bë falë vizitës në punishte të ambasadorit amerikan, Greg Delawie.
Ambasada amerikane ka thënë se është e kënaqur me punët që po bëhen në objektin e ri të Ambasadës.
Ndryshe, punët në ndërtimin e Ambasadës kanë nisur qe më se 2 vjet dhe akoma nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të përfundojnë.