Telegrafi

Kështu do të duken fanellat e reja të Barcelonës për sezonin e ri (Foto)

Tashmë kanë rrjedhur pamjet e para të fanellës së re të Barcelonës për sezonin 2017/18, që janë projektuar nga Nike.

Në foto shihet një model, ku mjekra e të cilit ngjan me atë të Leo Messit, duke pozuar me fanellat e reja.

Ato janë më ndryshe se sa të kaluarat, ndërsa mësohet se në to do të jetë edhe sponsori i ri Rakuten.

Për dallim nga e kaluara fanella është më e kaltër dhe vijat e kuqe janë më të holla.

Barcelona për sezonin e ardhshëm pritet të bëjë shumë ndryshime edhe në skuadër, që nga trajneri e deri te lojtarët. /Telegrafi/