Telegrafi

Kështu të dashurit tuaj do të jenë përherë me ju – edhe pas vdekjes! (Video)

Kompania spanjolle “Estudi Moline” ka dalë me idenë se si të ketë “jetë” të re hiri i personave të vdekur.

Fjala është për një ekip që ka bërë “Bio urna” nga arrat e kokosit, pjesa e sipërme e të cilit është e mbushur me torfe që përmban fara të një peme të mbjellë në tokë, ndërsa në pjesën e poshtme është hiri i të ndjerit.

Projekti ka shkuar një hap tutje pasi ato mund të mbillen kudo, transmeton Telegrafi.

Urnat bio paraqesin sistemin që mundëson që bima të mbillet në vazo në banesë, ndërsa me një aplikacion të ndiqet rritja e saj.

Për këtë është aplikacioni “Bios Incube” që me Wi-Fi lidhet me telefonin dhe jep të dhëna nëse bima duhet të ujitet dhe se si përshtatet me rrethin. /Telegrafi/

https://youtu.be/yPPBB1QPP88