Site icon Telegrafi

Kështu do ta festojë Shkupi ndërrimin e motmoteve (Video)

Si të gjithë kryeqytetet e botës, edhe Shkupi do të mundohet të bëjë një festë në qendër të qytetit.

Në qendër të qytetit do të këndojnë: Sllatkaristika dhe Adrian Gaxha kurse në hyrjen e vitit 2017 do të këndojë Mile Kuzmanovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Karolina Goçeva do të numëroj sekondat e fundit të vitit 2016.

Në ditën e fundit të këtij viti, nga ora 11 paradite, në qendër të qytetit do të jetë babagjyshi i cili do të fotografohet dhe do të shpërndajë mesazhe paqeje dhe lumturi për më të vegjlit.

Nga 24 dhjetori në qendër të Shkupit do të ketë muzikë dhe zbavitje deri në mesnatë./Telegrafi/

Exit mobile version