Site icon Telegrafi

Kështu shiu e katandisi Prishtinën (Foto)

Të reshurat e shiut të cilat kanë rënë të hënën pasdite kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme. Përveç prishjeve në rrjetin elektrik, prishje ka pasur edhe në infrastrukturën rrugore.
shaktat e mbyllura ne rrugen emin duraku - afer shkolles elena gjika - foto ridvan slivova (3)
Madje në Prishtinë afër Shkollës Fillore “Elena Gjika” ujin nga të reshurat atmosferike nuk po mund ta “gëlltit” as rrjeti i kanalizimit.

Po ashtu moti i ligë të hënën ka shkaktuar dëme edhe në Qendrën e Studentëve në UP. Si pasojë erës Konviktit 1 iu është hequr pullazi.

Ndryshe sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në Prishtinë kanë rënë 39 litra shi për një metër katrorë. /Telegrafi/

Exit mobile version