Telegrafi

Kështu RTS i jepte lajmet më 24 mars 1999: Nga Prishtina “raportonte” Millovan Drecuni (Video)

24 marsi 1999 është dita kur NATO filloi bombardimin forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.

Në RTSH, në edicionin e lajmeve për Kosovën në transmetim satelitor, spikerja Besa Çeku dha lajmin se nga aeroplanmbajtësi Eisenhower është lansuar raketa e parë Cruise.

Ndërkaq, RTS-i i Serbisë lëshonte materiale propaganduese për “forcën serbe”. Po ashtu, serbëve iu drejtua lideri i tyre, Kasapi i Ballkanit, Sllbodan Millosheviq. “Raportimin” nga Prishtina e bënte Millovan Drecun, që tashëm është kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. /Telegrafi/