24 marsi 1999 është dita kur NATO filloi bombardimin forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.
Në RTSH, në edicionin e lajmeve për Kosovën në transmetim satelitor, spikerja Besa Çeku dha lajmin se nga aeroplanmbajtësi Eisenhower është lansuar raketa e parë Cruise.
Ndërkaq, RTS-i i Serbisë lëshonte materiale propaganduese për “forcën serbe”. Po ashtu, serbëve iu drejtua lideri i tyre, Kasapi i Ballkanit, Sllbodan Millosheviq. “Raportimin” nga Prishtina e bënte Millovan Drecun, që tashëm është kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/3Bd16gcHwvo
https://youtu.be/MzS7hyiN05Y