Sokoli tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë për shkak se e ka marrë drejtimin e Gjilanit katër javë para se të mbyllet stinori vjeshtor derisa për Gjilanin kanë votuar drejtori Agron Korça dhe trajneri ndihmës, Afrim Hajdini.
Një gjë e tillë mund t’ia ulë vlerën këtij çmimi derisa FFK nuk mund të bëjë asgjë në këtë rast. “Letra ka shkuar me postë dhe ka ardhur në emër të Bylbyl Sokolit. Ne nuk mbajmë përgjegjësi se kush ka votuar”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, zëdhënësi Fazli Berisha.