Site icon Telegrafi

Kështu reagoi Clooney kur kuptoi se po ndahen Pitt dhe Jolie (Video)

Para dy vjetësh kurorëzuan dashurinë që zgjati më shumë se një dekadë, por që prej ditës së djeshme, nuk ekzistojnë më ‘Brangelinët’.

Angelina Jolie dje ka kërkuar të shkurorëzohet prej bashkëshortit, Brad Pitt.

Kjo gjë e ka çuditur edhe aktorin me famë botërore, George Clooney, i cili ka shprehur keqardhjen rreth këtij rasti, transmeton Telegrafi.

“Wow. Nuk e kam ditur këtë. Atëherë më vjen shumë keq”, tha ai duke shtuar se “Lajm i trishtuar dhe fatkeq për familjen”, tha ndër të tjerash Clooney, i cili është mik i ngushtë i ish-çiftit hollivudian.

Lexo po ashtu Brad Pitt thyen heshtjen pas shkurorëzimit me Angelina Jolien

Ndryshe, ka folur edhe Brad Pitt rreth ndarjes prej bashkëshortes pas më shumë se një dekade romance.

“Jam shumë i dëshpëruar, por ajo që ka rëndësi është që fëmijët tanë të jenë mirë”, ka thënë fituesi i çmimit Oscar në një deklaratë për E! News, ku ka shtuar “I kërkoj mediave t’i japin atyre hapësirën që meritojnë gjatë kësaj kohe të vështirë”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EFxx_kEuueM&feature=youtu.be

Exit mobile version