Telegrafi

Kështu punojnë AKE dhe ASHMAA (Video)

Eurothink, Transparency International-Macedonia dhe Komiteti i Helsinkit në Maqedoni kanë shqyrtuar punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Agjencisë për shërbime mediale Audio dhe Audiovizuele gjatë vitit 2016 dhe kanë nxjerrë një grafikë se prej ku financohen dhe si funksionojnë këto agjencione shtetërore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Projekti i Eurothink, Transparency International-Macedonia dhe Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka pasur titullin ”Monitorimi i dhe efikasiteti, efektiviteti, transparenca dhe përgjegjësia e agjencive për ndjekjen e mediave në Maqedoni” ku janë shqyrtuar të gjithë informacionet që i klasifikojnë këto dy agjencione për mediat në Maqedoni, ku në mes tjerash janë hetuar rastet për gjuhën e urrejtjes në media, informacionin, përmbajtjen me fakte dhe qëndrimin e televizioneve në vend.

Ky projekt gjithashtu ka ndjekur edhe zgjidhjen e problemeve për qytetarët. /Telegrafi/