Telegrafi

Kështu pret e përcjell president Thaçi, në odën e Burojës (Video)

Po pret e po përcjell miq e të afërm në shtëpinë ku ka lindur, në Burojë të Skenderajt. Aty e ka familjen e gjerë, anëtarët e së cilës po i sheh për herë të parë si president.

Është ky Hashim Thaçi, politikani që një ditë më herët mori besimin e shumicës së deputetëve për t’u ngjitur në postin më të lartë të shtetit.

E bashkë me të, në pritje të mysafirëve qëndron i zoti i shtëpisë, babai i tij, Haxhi Thaçi.

I emocionuar me ecjen e të bërit, ai tregon për Tribuna Channel, se si e ka përjetuar zgjedhjen e djalit president.

Zgjedhjen e Thaçit president të vendit me emocione e kishte pritur edhe kushëriri i tij, Milazim Thaçi.

Derisa, mysafirët nuk kishin të ndalur dhe vazhdonin që të vinin për të uruar disa nga ta treguan edhe arsyet e tyre se përse kishin marrë rrugën dhe të vinin në Burojë.

Të lumtur për zgjedhjen e Thaçit, president ishin edhe fëmijët. Mbesa e tij, Odeta Thaçi, tha se është ndier shumë e lumtur kur ka dëgjuar që xhaxhai i saj është zgjedhur president. /Tribuna Channel/