Telegrafi

Kështu po përgatitet Turqia për takimin me Kosovën (Foto)

Kombëtarja turke është mbledhur dhe po zhvillon seancat stërvitore para përballjes me Përfaqësuesen e Kosovës.

E hëna pasdite ka shërbyer për stërvitjen e parë të kombëtares turke në prag të ndeshjes kualifikuese ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu Nuk ka pajtim: Terim nuk flet me Turanin dhe Yilmazin? (Foto)

Trajneri i turqve, Fatih Terim ka zbarkuar i pari në resorin ‘Regnum Carya Golf & Spa Resort’ në Belek, aty ku kombëtarja turke po i zhvillohen stërvitjet, shkruan Telegrafi.

Foto nga seanca stërvitore e Turqisë

Gjatë daljes në stërvitje, Terim është parë i afërt me shumicën e futbollistëve të kombëtares, por jo edhe me yllin e tyre, Arda Turan dhe sulmuesin Burak Yilmaz.

Fatih Terim duke biseduar me disa nga futbollistët e kombëtares së tij, por jo edhe me Turan e Yilmaz

Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/

Yilmaz duke u stërvitur me shokët e kombëtares
Turan duke stërvitur me Turqinë pas një kohe të gjatë