Kombëtarja turke është mbledhur dhe po zhvillon seancat stërvitore para përballjes me Përfaqësuesen e Kosovës.
E hëna pasdite ka shërbyer për stërvitjen e parë të kombëtares turke në prag të ndeshjes kualifikuese ndaj Kosovës.
Trajneri i turqve, Fatih Terim ka zbarkuar i pari në resorin ‘Regnum Carya Golf & Spa Resort’ në Belek, aty ku kombëtarja turke po i zhvillohen stërvitjet, shkruan Telegrafi.
Gjatë daljes në stërvitje, Terim është parë i afërt me shumicën e futbollistëve të kombëtares, por jo edhe me yllin e tyre, Arda Turan dhe sulmuesin Burak Yilmaz.
Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/