Matjet e fundit të cilësisë së ajrit në qytetin e Prishtinës kanë treguar se kryeqyteti i Kosovës ka ajër shumë të ndotur, sidomos në disa lagje të caktuara.
Njëra nga këto lagje është edhe Arbëria, ku cilësia e oksigjenit është në nivel shumë të ulët.
Ndotja e ajrit vjen nga faktor të ndryshëm, ajo shpesh shkaktohet edhe nga papërgjegjësia e vet qytetarëve.
Një tym i madh është parë edhe sot, pikërisht në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.
Në këtë video të siguruar nga Klan Kosova reja e madhe e tymit është shkaktuar nga një zjarr prapa varrezave në ‘Arbëri’.
Nuk ka informacione se nga çfarë është shkaktuar ndezja.
Re të zeza tymi si kjo që ngriten deri në qiell janë indikatorë të mëdhenj në ndotjen e përgjithshme të ajrit në qytet.