Site icon Telegrafi

Kështu përmbyllet viti: 10 milionë kanaqe Golden Eagle të shitura në Gjermani

Në një treg konkurrues si ai gjerman, të arrish majat është një arritje që pak kompani mund ta pretendojnë.

Por Golden Eagle, pija energjike e prodhuar nga kompania kosovare Frutex, e ka bërë këtë realitet, duke përmbyllur vitin 2024 me një rekord mbresëlënës prej 10 milion kanaqesh të shitura në Gjermani.

Ky sukses nuk është thjesht një moment triumfi, por edhe një dëshmi e fuqisë dhe cilësisë së produkteve shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Bashkëpunimet me emra prestigjiozë si rrjetet e mëdha të supermarkete në Gjermani si Netto, Edeka, V-Markt, etj, kanë luajtur një rol kyç në shtrirjen dhe praninë e Golden Eagle në një nga tregjet më të mëdha të BE-së.

Frutex ka një dekadë të tërë që vazhdon të shpallet si një nga top eksportuesit e Kosovës, një vlerësim që i është dhënë vazhdimisht nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Teksa vitit 2024 i afrohet fundi, Frutex ka shumë arsye për të festuar. Arritja e 10 milion kanaqeve të shitura në Gjermani nuk është thjesht një numër, por një histori që tregon përkushtimin, vizionin dhe suksesin e një kompanie që nuk ndalon së rrituri.

Për konsumatorët gjermanë dhe më gjerë, Golden Eagle mbetet simboli i energjisë dhe pasionit shqiptar.

Exit mobile version