”Judicial Watch”, fondacion që kërkon përgjegjësi për ligje dhe politikë, ka njoftuar se do ta paditë USAID-in në lidhje me rreth 5 milionë $, të cilat sipas tyre kanë shkuar në duar të fondacionit të George Soros-it në Maqedoni.
Në mediat pro-qeveritare në Maqedoni doli informacioni se përveç të USAID do të paditet edhe ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily dhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni pë NOVA shkurt thonë se ata janë për një transparencë të plotë që buron nga administrata amerikane.
Për padinë nga Judicial Watch, nga ambasada e SHBA-ve nuk komentojnë pasi thonë se nuk ka asgjë zyrtare nëpër gjykatat amerikane. /Telegrafi/