Site icon Telegrafi

Kështu parkon makinën zyrtari policor në Maqedoni (Foto)

Se komunikacioni në Maqedoni është në gjendje të mjerueshme, është shumë e vërtetë, por se këtu kontribuojnë edhe zyrtarët shtetëror, këtë rrallë kush e beson.

Një makinë zyrtare e Policisë së Maqedonisë është fotografuar duke qenë e parkuar në shtegun e biçikletave, gjë që ndalohet rreptësisht me ligj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihet se në cilin qytet dhe rrugë është bërë kjo fotografi, ndërsa nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë ose e vetme kur zyrtarët shtetëror bëjnë shkelje të rregullave në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version