Kuvendi i Kosovës është duke debatuar në një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë ligj pritet të bëhet kategorizimi i veteranëve, çështje kjo që po kundërshtohet nga opozita.
Kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim:
1.1.Kategoria e parë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.
1.2. Kategoria e dytë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga luftë pas datës 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.
1.3. Kategoria e tretë, Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 mars 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.
- Buxheti i përgjithshëm, për realizimin e pagesës së pensionit të Veteranit luftëtar të UÇK-së, shfrytëzohet tërësisht gjatë vitit për këtë destinim dhe nuk mund të tejkalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor në vit.
- Skema e përcaktuar në paragrafin 2, zbatohet pas kategorizimit përfundimtar.
3.1 Deri ne kategorizimin përfundimtar te listës se Veteranit Luftëtar te UÇK-se, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.
- Pensioni mujor i Veteranit luftëtar, sipas kategorive, është:
2.1. Kategoria e parë, 250 euro
2.2. Kategoria e dytë, 170 euro
2.3. Kategoria e tretë, 120 euro
- Pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji, Veteranët e Luftës së UÇK-së, do të kenë drejtë të punojnë, por në atë rast nuk do ta gëzojnë pensionin e plotë por vetëm në 50% të shumës së paraparë sipas neni 16 të këtij ligji.
- Në rast se buxheti prej 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor, nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e kostos së përgjithshme vjetore të Veteranit luftëtar, vetëm lartësia e pensionit prej 120, e paraparë në kategorinë e tretë, do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e paraparë në pikën 2. /Telegrafi/