Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka befasuar të gjithë me veprimin e tij të fundit.
Duke qenë se është i pasionuar pas tatuazheve dhe kishte afro 42, mbrojtësi i kombëtares spanjolle vetëm në shpinë mbante dhjetë prej tyre, por që asnjëherë nuk e ka treguar domethënien që kanë.
Megjithatë, mendohet që së fundmi kapiteni i Los Blancos ka mbuluar tatuazhet për shkak të një reklame.
Ylli i Real Madrid këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social, Twitter, ku në fokus ka vënë shpinën e tij pa asnjë tatuazh, megjithëse nuk dihet akoma se për çfarë reklame është fjala.
👀 #CleanSheet #ad pic.twitter.com/OCW17gQ7GB
— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 8, 2019
Në ndërkohë, Ramos është komentuar tejet shumë për ndeshjen e fundit të Realit, i cili barazoi rekordin me ish-mbrojtësin e Chelseat, John Terry, si mbrojtësi me më së shumti gola me kokë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja tjetër e Realit në Ligën e Kampionëve është udhëtimi në Stamboll te Galatasaray më 22 tetor. /Telegrafi/