Seriali komik, “Kafeneja Jonë”, që po transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa.com, do të vijë nga 27 shtatori.
Tashmë është publikuar edhe promo e episodit të dytë, ndërsa vet aktorët që luajnë në këtë komedi televizive janë të entuziazmuar për episodet e reja.
“Hajt brreeee”, shkruan në postimin e Fatos Kryeziut.
“Motra jena, lujna kcejna…”, shkruan Donat Qosja.
Ndryshe, “Kafeneja Jonë” po nxit interesim të madh me ndryshime interesante që kanë ndodhur, por me ekipin e njëjtë të aktorëve. /Telegrafi/