Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, në Radiotelevizionin e Shqipërisë (RTSH), jepeshin edhe edicionet e lajmeve që kishin të bëjnë me ngjarjet në Kosovë.
Për këtë ishte formuar një redaksi në Prishtinë dhe në Tiranë që paguhej nga Qeveria në Ekzil. Lajmet. Në mbrëmje, me transmetim satelitor, shqiptarët e Kosovës – të privuar nga mediumet elektronike – mund t’i shihnin lajmet për atë çfarë ndodhte në Kosovë.
Në vazhdim mund ta shihni edicionin e 7 marsit 1998, kur jepet lajmi për rënien e Adem Jasharit, nga spikeri Asllan Bajrami. /Telegrafi/
https://youtu.be/nZtdTiVPhTg