Kështu myslimanët në të gjithë botën po e festojnë Kurban Bajramin
Hakim Kasami
Myslimanët në të gjithë botën po festojnë festën fetare të Kurban Bajramit, e cila, në arabisht, do të thotë “festa e flijimit” dhe shënon fundin e Haxhit.
Kurban Bajrami përkujton historinë e sprovës së besimit të Profetit mysliman Ibrahimit, kur ai u urdhërua nga Zoti të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin.
Besimi qëndron se Zoti e mbajti dorën e tij, duke kursyer djalin dhe duke vendosur një dash në vendin e tij, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Dhe dita shënohet me sakrificën e një kafshe, zakonisht një dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit midis fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.
Këtë vit, festa – e cila fillon të martën – vjen ndërsa shumë vende luftojnë me variantin Delta të COVID-19 të identifikuar së pari në Indi, duke bërë që disa të vendosin kufizime të reja ose të lëshojnë thirrje që njerëzit të shmangin tubimet dhe të ndjekin protokollet e sigurisë. /Telegrafi/