Telegrafi

Kështu mund të luajë Chelsea në edicionin e ri në formacion me Oblak, Havertz, Rice, Ziyech dhe Werner

Frank Lampard ka kërkuar nga Chelsea që të transferojnë në këtë verë Jan Oblakun nga Atletico Madridi.

27-vjeçari cilësohet si njëri ndër portierët më të mirë në botë dhe The Blues janë të gatshëm që të ofrojnë Kepa Arrizabalagan dhe një shumë të parave.

Sipas mediave angleze, skuadra londineze e ka bërë prioritet transferimin e portierit slloven, derisa spanjolli do të largohet nga Stamford Bridge.

Kontrata e Oblak te Rojiblancos skadon në vitin 2023, ndërsa klauzola e tij e lirimit është 120 milionë euro.

Chelsea tashmë ka transferuar Timo Wernerin nga RB Leipzig dhe Hakim Ziyechin nga Ajaxi, e që planifikon të marrë edhe Declan Ricen nga West Hami e Kai Havertzin nga Bayer Leverkuseni.

Ata nuk janë larg as transferimit të Ben Chilwelit të Leicester Cityt, e që këto transferime kalojnë shumën 200 milionë euro. /Telegrafi/

Foto: The Sun