Skuadra e Izraelit ndihet e frikësuar në Shqipëri, por masat e marra nga policia e shtetit kanë bërë që gjithçka të shkojë deri më tani sipas parashikimit.
Ndërsa të gjithë flasin për terrorizmin, futbollistët në hotel “Plaza” gjatë konsumimit të një vakti kanë kryer ritualet e tyre para ndeshjes.
Siç shihet në videon më lart, ata po kryejnë lutjen e zakonshme duke mos u shqetësuar nga kjo atmosferë që ka rrethuar prag-ndeshjen.
Ndryshe, ndeshja do të luhet me fillim në ora 20:45 në stadiumin Elbasan Arena.