Telegrafi

Kështu kultivohet bima mishngrënëse: Një bukuri e pazakontë që do t’ju shpëtojë nga të gjitha insektet!

Edhe pse jemi mësuar që bimët të jenë krijesa paqësore, kjo nuk vlen për një – mishngrënëse

Për ata që pëlqejnë bimë të pazakonta dhe ndryshe nga të tjerat, mishngrënësja është zgjedhja e duhur.

Gjithashtu, nëse ju shqetësojnë insektet e bezdisshme, bima mishngrënëse është një zgjidhje e shkëlqyeshme, transmeton Telegrafi.

Ato gjuajnë prenë e tyre me gjethe. Gjethja ose gracka nuk lëviz vetvetiu, por me strukturën e saj e cila i ngjan një hinke i josh insektet të futen në bimë.

Pas kësaj, insektet kapen, ndërsa bima mishngrënëse e tretë atë dhe kështu merr proteinat e nevojshme. Ato kanë nevojë vetëm për disa insekte në vit që të rriten me sukses.

Është më mirë të mbillen në dhe të përzier me kokrriza perliti në përpjesëtim 50:50 në mënyrë që të rritet përshkueshmëria e ajrit dhe ujit.

Ujitni bimët mishngrënëse me ujë të distiluar duke shtuar rreth një centimetër ujë në saksi. Kur uji në saksi të jetë zhdukur, prisni që toka të thahet, por jo plotësisht. Pas kësaj ju shtoni ujë më shumë.

Ato duhet të mbahen në anën jugore dhe u pëlqen drita. Për më tepër, ato e adhurojnë diellin.

/Telegrafi/