Telegrafi

Kështu komentohet deklarata e Boiken Abazit, për Shqipërinë e Kosovën (Video)

Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Shteti i ri krijoi edhe institucionet e veta. E me kalimin e viteve, qytetarët nisën të krenohen me atdheun e tyre, njofton Klan Kosova.

Por kjo nuk po i pëlqen një zyrtari të lartë të partisë më të madhe opozitare që vie nga Shqipëria.

Sipas Boiken Abazit zëvendësimi i idesë së “nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimin e Serbisë si baba.

Abazi këtë postim e bëri nga Shqipëria pasi policia ka dëbuar atë nga Kosova më 16 mars të këtij viti ku edhe i është caktuar ndalesa e hyrjes në Kosovë për plot dy vite.

E në Kosovë dikush u ndie i ofenduar.

Por jo të gjithë e morën afër zemrës atë që shkroi Abazi. Aq më avokati Tomë Gashi që e mbrojti në rastin e dëbimit nga Kosova.

Në Vetëvendosje nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me deklarimet e sekretarit të ngarkuar me marrëdhënie me jashtë.

Reagim nuk pati as nga Glauk Konjufca, që si mysafir në një televizion me ëndje e kishte recituar poezinë e Ali Podrimes.