Telegrafi

Kështu kishte reaguar ndaj lajmit se djemtë e tij kanë vdekur – lideri politik tashmë i vrarë i Hamasit

Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran, ka konfirmuar grupi.

Garda Revolucionare e Iranit tha se Haniyeh dhe një nga truprojat e tij u “vranë” në kryeqytetin Teheran.

Bëhet fjalë për njeriun, një video e të cilit – në fillim të këtij viti – u shpërnda gjithandej.

Atë kohë, një sulm ajror izraelit vrau tre nga djemtë e Haniyeh në një sulm ndaj objektivave të profilit të lartë në Gaza, me ushtrinë izraelite që tha se dy ishin operativë ushtarakë të Hamasit dhe i treti ishte një komandant celule.

Hamasi më vonë tha se katër nga nipërit e Ismail Haniyeh u vranë gjithashtu në sulm.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur ai mori lajmin teksa vizitonte palestinezët e plagosur në një spital në Katar, ku jetonte. /Telegrafi/