Arbnor Shala, gjatë luftës së Kosovës kishte shkuar si refugjat në SHBA. Shala, ishte integruar atje duke u bërë kështu pjesë e Ushtrisë Amerikane.
Shala, përmes një video-incizimi që ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka treguar se në ditën e diplomimit për kadetë, ai së bashku me kolegët e tij i ka kënduar Kosovës.
“Kolegët dhe unë këndojmë ritëm në ditën e diplomimit. Nëse dëgjoni, këndojmë për Kosovën”, ka shkruar Shala.
Ai ka treguar se si SHBA-ja ia ka shpëtuar familjen, duke thënë se këndimi për Kosovën e ka bërë atë krenarë.
“Për ata që nuk e dinë Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar familjen time dhe unë nga pastrimi etnik dhe kemi ardhur në këtë vend të shkëlqyer si refugjatë lufte. Duke qenë kështu në gjendje ta këndonim këtë ditën e diplomimit ishte një nga momente krenare, jo vetëm për mua dhe familjen time, por për çdo shqiptar”, ka thënë Shala.
Ndërkaq, duhet theksuar se, Kosova nesër do ta shndërrojë FSK-në në Ushtri të Kosovës.